Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeThe*ret me th*ikë një nxënës në shkollën “8 Marsi” në Pejë, arrestohet...

The*ret me th*ikë një nxënës në shkollën “8 Marsi” në Pejë, arrestohet dorasi

Një nxënës i moshës afro 15-vjeçare është arrestuar pasi e ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij në shkollën “8 Marsi” në Pejë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “Tetë Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor”.

“Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve”, tha Gashi.

Tutje, ai tha se rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi apo kontrollë i pa autorizuar i armëve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT