Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeThaçi: Mickoski e krijoi VLEN-in, por legjitimimin shqiptar ia dha Kurti (VIDEO)

Thaçi: Mickoski e krijoi VLEN-in, por legjitimimin shqiptar ia dha Kurti (VIDEO)

Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, ka deklaruar se koalicionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, VLEN, legjitimitetin politik shqiptar ia ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse sipas tij, ky koalicion është krijuar nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Thaçi në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ku po diskutohej për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, theksoi se Kurti vetëm i është bashkangjitur këtij projekti politik.

Sipas tij, pa mbështetjen e Kurtit, VLEN do të kishte qenë politikisht më i dobët te elektorati shqiptar.

“VLEN-in e ka krijuar kryeministri Mickoski. Albin Kurti është vetëm një bashkëngjitje e këtij aktiviteti politik dhe dëshira e tij për të treguar rrahagjoks apo kapadaillëk në raport me kryeministrin shqiptar Edi Rama apo me të tjerët. Pra është krijuar nga Mickoski por legjitimitetin shqiptar VLEN-it ia ka dhënë Kurti. Pa vulën e Kurtit do ishte më e dobët”, tha ai në Rubikon.

Sipas kryetarit të PDSh-së, nuk është problem që liderë politikë të kenë raporte të mira me parti të caktuara, por sipas tij, shqetësuese është mbështetja indirekte ndaj politikave të VMRO-DPMNE-së.

“E keqja këtu që unë e shoh që në mënyrë të automatizuar është se e mbështet politikën e VMRO-së, se ajo është kryesorja. Në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet VLEN-it e legjitimon politikën e Mickoskit që tash e dy vjet është politikë anti-shqiptare”, deklaroi Thaçi. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT