Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeThaçi i prerë para trupit gjykues: Nuk jam pjesë e garës elektorale,...

Thaçi i prerë para trupit gjykues: Nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar lidhur me aktakuzën e re ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka pasur mundësi të diskutojë me avokaten e tij dhe kjo si ka thënë, për shkak të angazhimeve që ka pasur.

Thaçi ka shtuar se deklarimin do të bëjë me kohë dhe në përputhje me afatin ligjor e kushtetues, njofton Klankosova.tv.

Ish-presidenti shtoi se e di që Kosova është në prag të zgjedhjeve, por si tha ai, nuk është pjesë e garës elektorake dhe s’paraqet rrezik për askënd.

“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e kosovës kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulër, në secilën anë apo në cfarëdo unifrome qe jemi në këtë sallë të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT