Qendresa Tërshani, gazetare në Klan Kosova, ka thënë se një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së mund të arrihet për bashkëqeverisje.
Megjithatë, ajo thotë se ky koalicion mund të jetë gjithçka përveçse stabil.
“Koalicion stabil me LDK-në nuk mund të ketë, pra s’mund të jetë stabil, sepse koalicion mund të bëhet. Zgjedhjet janë skenari më i mundshëm, sepse afatet siç po shihet do të shkelen”, deklaroi Tërshani në “Jehona Politike” në Klan Kosova.


