Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeTerroristët e Banjskës, Morina: Kosova të punojë me aleatët e saj që...

Terroristët e Banjskës, Morina: Kosova të punojë me aleatët e saj që t’i sjellë para drejtësisë

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka folur pas dënimit me burgim të përjetshëm ndaj dy serbëve për sulmin në Banjskë, dhe për dënimin e të tretit me 30 vjet burgim për njërin prej tyre.

Të shtunën, në Info Magazinë të Klan Kosovës, Morina tha se Kosova duhet të jetë aktive në diplomacinë e jashtme, dhe që me anë të partnerëve të bëhet ekstradimi i kryesuesve të sulmit në Banjskë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë mendoj që diplomacia e Kosovës duhet të jetë vazhdimisht aktive në aspektin që me diplomacinë e shteteve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të insistojë vazhdimisht që persona të tillë, domethënë që kryesuesit e aktit në Banjskë të kthehen dhe të gjykohen në tërësi”, u shpreh Morina në Klan Kosova.

Ai shtoi se Serbia nuk do t’i ekstradojë terroristët e Banjskës në Kosovë, ndërsa deklaroi se pas tyre qëndron presidenti serb, Alleksandar Vuçiq.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT