Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeRëndohet akuza për vdekjen e Mazonakisit, dy mjekët dyshohen për vrasje me...

Rëndohet akuza për vdekjen e Mazonakisit, dy mjekët dyshohen për vrasje me dashje

Hetimi për vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis ka marrë një kthesë të re. Akuzat ndaj dy mjekëve të klinikës ku ai pësoi arrest kardiak janë rënduar në akuzë për vrasje me dashje të mundshme.

Fillimisht, mjekët akuzoheshin për ekspozim ndaj rrezikut që rezultoi me vdekje. Vendimi për ndryshimin e akuzës është marrë të hënën, raporton Kathimerini.

Në qendër të hetimit është edhe procedura e plazmaferezës që Mazonakis po kryente në klinikën private në Athinë.

Të dhënat e aparatit tregojnë se procedura zgjati rreth 42 minuta. Aparati ishte në funksion nga ora 14:14 deri në 14:57.

Më pas kaluan rreth 84 minuta deri në telefonatën për urgjencën, e cila u bë në orën 16:21. Kjo periudhë është një nga pikat kryesore që po hetohet.

Hetuesit po shqyrtojnë edhe telefonin e mjekes Ioanna Gaka. Nga pajisja është rikuperuar një fotografi e Mazonakisit pa ndjenja gjatë procedurës, e cila ishte fshirë më vonë. Fotografia, sipas raportimeve, ishte dërguar edhe te bashkëshorti i saj.

Ndërkohë, autoritetet po analizojnë të dhënat e telefonave, kamerat e sigurisë, dëshmitë dhe regjistrimet e aparatit për të rindërtuar minutë pas minute atë që ndodhi në klinikë.

Shkaku përfundimtar i vdekjes së Mazonakisit ende nuk është përcaktuar. Për këtë priten edhe rezultatet e analizave toksikologjike dhe histologjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT