Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeTentoi t’i ndajë vëllain dhe të dashurën e tij, 18-vjeçarja përfundon e...

Tentoi t’i ndajë vëllain dhe të dashurën e tij, 18-vjeçarja përfundon e goditur me shuplakë në fytyrë

Një konflikt familjar në Prishtinë ka përfunduar me sulm fizik, pasi një 18-vjeçare dyshohet se është goditur me shuplakë nga vëllai i saj derisa po përpiqej ta qetësonte situatën mes tij dhe të dashurës së tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 16 shtator, rreth orës 23:30, në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, mes A. H., 20-vjeçar, dhe të dashurës së tij kishte nisur një mosmarrëveshje, ndërsa motra e tij, E. H., kishte ndërhyrë në përpjekje për t’i qetësuar.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje, 18-vjeçarja dyshohet se është goditur me shuplakë në fytyrë nga vëllai i saj.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

Në kuadër të rastit është intervistuar edhe e dashura e të dyshuarit, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për Dhunë në Familje, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rast për “Sulm” në kuadër të dhunës në familje.

Pas procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rrethanat e plota të rastit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT