Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeDrejtori i Arsimit në Prishtinë kërkon që flamuri i UÇK-së të vendoset...

Drejtori i Arsimit në Prishtinë kërkon që flamuri i UÇK-së të vendoset në të gjitha shkollat

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arian Elshani, u ka kërkuar drejtorëve të shkollave publike të kryeqytetit që, krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet kryesore të shkollave të vendosin edhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një shkresë zyrtare drejtuar drejtuesve të institucioneve arsimore, Elshani ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë së çlirimit të Kosovës, ndërsa lufta dhe sakrifica e saj për lirinë e vendit përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të historisë së re të Kosovës.

Sipas tij, shkollat nuk janë vetëm hapësira ku nxënësit marrin dije, por edhe institucione ku formohet kujtesa historike dhe qytetare e brezave të rinj.

“Liria që gëzojmë sot ka një histori. Dhe ajo histori duhet të kujtohet, të respektohet dhe t’u përcillet brezave që vijnë”, thuhet në shkresë.

Drejtoria e Arsimit ka kërkuar që flamuri i UÇK-së të vendoset në mënyrë dinjitoze dhe të njëtrajtshme në të gjitha institucionet arsimore publike të kryeqytetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT