Saturday, August 8, 2026
spot_img
HomeLajmeTentoi t’i jepte 20 euro policit për të shmangur gjobën, arrestohet shtetasi...

Tentoi t’i jepte 20 euro policit për të shmangur gjobën, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se tentoi t’u jepte ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot, gjatë një pike kontrolli, ku njësia policore ndaloi një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Derisa policët po përgatisnin gjobën, i dyshuari, mashkull dhe shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se u ofroi zyrtarëve një kartëmonedhë prej 20 eurosh, me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.

Ai është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale- Dhënia e ryshfetit.Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin profesional dhe të paanshëm të autorizimeve si dhe në ndërmarrjen e veprimeve ndaj çdo veprimi që cenon integritetin e zyrtarëve policorë dhe zbatimin e ligjit”, thotë PK./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT