Saturday, August 8, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkimet për varreza masive në Zubin Potok vazhdojnë, hetohet lokacioni i tretë

Kërkimet për varreza masive në Zubin Potok vazhdojnë, hetohet lokacioni i tretë

Kërkimet për varreza masive të dyshuara në Zubin Potok po vazhdojnë edhe sot, disa ditë pasi autoritetet nisën veprimet në terren në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vazhduar punën në terren, ndërsa sot kanë operuar në lokacionin e tretë.

Sipas njoftimit, hetuesit e rastit kanë informuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme të kërkimeve.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se do të vazhdojnë me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet më tej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT