Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeTentimvrasja në Pejë: Parkoi keq, u rrah, plagosi e u vetëdorëzua (VIDEO)

Tentimvrasja në Pejë: Parkoi keq, u rrah, plagosi e u vetëdorëzua (VIDEO)

Një mosmarrëveshje për largimin e një veture përfundoi me të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.

Siç mëson televizioni, 46-vjeçari Suad Kelmendi, së bashku me vëllain e tij, i kërkuan 29-vjeçit Butrint Krasniqi, ta largonte automjetin, raporton Klan Kosova.

Pasi ai nuk e bëri këtë, të dy e sulmuan fizikisht.

E pas përleshjes, ky i fundit shkoi në shtëpi, mori armën dhe u rikthye në vendngjarje, ku gjuajti nëntë herë në drejtim të Kelmendit, duke e plagosur me pesë plumba.

Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore, prokuroria e emergjenca.

I dyshuari nuk u arrestua menjëherë. Por, pas disa orësh, atë e dorëzoi në polici babai i tij, ndërsa më pas u kryen bastisje edhe në shtëpinë e të njëjtit.

Viktima mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e qytetit, pastaj u dërgua në QKUK.

Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse prokurori i rastit është duke përgatitur kërkesën për caktimin e paraburgimit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT