Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeTensionohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë, hidhen vezë ndaj policisë – arrestohen...

Tensionohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë, hidhen vezë ndaj policisë – arrestohen disa protestues

Protesta dhe tensione të forta kanë shoqëruar nisjen e sesionit të ri parlamentar në Shqipëri këtë të martë, me situatën që ka eskaluar në përplasje mes protestuesve dhe Policisë jashtë godinës së Kuvendit.

Sipas mediave në Shqipëri, protestuesit kanë bllokuar rrugët përreth Kuvendit, ndërsa Policia ka blinduar zonën duke vendosur një perimetër sigurie. Personat që kanë kaluar këtë perimetër janë arrestuar nga forcat e rendit.

Situata është tensionuar edhe më tej gjatë protestës, pasi protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të policëve, duke shkaktuar përplasje dhe ndërhyrjen e forcave të rendit për të kontrolluar situatën.

Përplasjet jashtë Kuvendit kanë ndodhur në të njëjtën kohë me debatet brenda sallës së parlamentit, ku një prej pikave që ka shkaktuar mospajtime ka qenë rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT