Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeMladenov falënderon Kosovën për pjesëmarrjen në misionin për Gazën: Kontributi juaj është...

Mladenov falënderon Kosovën për pjesëmarrjen në misionin për Gazën: Kontributi juaj është i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës

Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, bullgari Nickolay Mladenov, ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar të hënën në Prishtinë, përmes së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) zyrtarisht bëhet pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë.

Mladenov i ka uruar Kosovës mirëseardhje në këtë forcë stabilizuese ndërkombëtare, duke vlerësuar kontributin e saj në zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës.

“Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, ka shkruar Mladenov në platformën X.

Për përfshirjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë kishte njoftuar të hënën edhe vetë FSK-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT