Një anije është goditur nga një predhë teksa po lundronte në ngushticën e Hormuzit, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e transportit të energjisë në Lindjen e Mesme.
Agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO raportoi të dielën se kishte marrë njoftim për goditjen e një anijeje. Për momentin nuk dihet shkalla e dëmeve apo gjendja e ekuipazhit.
Raporti vjen një ditë pasi Arabia Saudite njoftoi mbylljen e përkohshme, si masë paraprake, të tubacionit East-West, pas një sulmi me dron. Bagdadi dhe Riadi thanë se sulmi kishte origjinën në Irak, ku veprojnë milici të mbështetura nga Irani, raporton Reuters.
Tubacioni, me gjatësi rreth 1,200 kilometra, ka qenë një rrugë kryesore për eksportin e naftës saudite drejt tregjeve globale, duke transportuar rreth 4 deri në 5 milionë fuçi naftë në ditë.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar presionin mbi tregjet energjetike. Çmimi i naftës Brent është rritur mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa sulmet ndaj anijeve dhe rreziku për ndërprerje të rrugëve kryesore të transportit mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të çmimeve.
Ndërkohë, Arabia Saudite ka kërkuar ndihmë ushtarake për përballimin e kërcënimeve në rritje në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


