Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot në orën 10:00, me pikë të rendit të ditës zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca është thirrur pas dështimit të votimit të Vlora Çitakut, kandidates së PDK-së për nënkryetare.
Në seancën e kaluar, LVV-ja abstenoi për Çitakun, ndërsa PDK-ja paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme konstituive. LDK-ja ka kërkuar që fillimisht të votohet kandidati i PDK-së dhe më pas ai i saj.
LVV-ja ka njoftuar se sot do t’i votojë si Vlora Çitakun, ashtu edhe Kujtim Shalën e LDK-së.
Mbetet të shihet nëse PDK-ja dhe LDK-ja do të marrin pjesë në seancën e sotme, e cila pritet të nisë në orën 10:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


