Miratimi i buxhetit për këtë vit në Kuvendin e Gjilanit është shoqëruar me tensione të mëdha.
Seanca e sotme ka nisur me përplasje mes pozitës dhe opozitës, pasi asnjëra prej palëve nuk pajtohej me kërkesat dhe pretendimet e njëra-tjetrës.
Seanca urgjente është thirrur nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka përgatitur një listë të shpenzimeve të mbetura nga buxheti i kaluar, njofton Klankosova.tv. Megjithatë, tri partitë opozitare kanë kërkuar rilistimin e shpenzimeve, që përfshijnë një vlerë prej 2.5 milionë eurove.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve bëri të ditur se përveç deputetëve, në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme, përfshirë ato të personave me aftësi të kufizuara, të verbërve dhe fermerëve, të cilët kërkonin që komuna t’ua paguajë obligimet që ka ndaj tyre nga fondet e mbartura.
Për të mbetur të informuar mbi vendimin për miratimin e buxhetit, ndiqni edicionet e ardhshme të lajmeve në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


