Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeTension në Ngushticën e Hormuzit: Trump thotë se lufta ka përfunduar, raportohen...

Tension në Ngushticën e Hormuzit: Trump thotë se lufta ka përfunduar, raportohen sulme me dronë ndaj anijeve

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin ka përfunduar dhe se trupat amerikane do të kthehen së shpejti në shtëpi.

Megjithatë, gjatë natës janë raportuar zhvillime të reja në Ngushticën e Hormuzit, ku sipas mediave ndërkombëtare Irani ka lëshuar disa dronë drejt anijeve tregtare që po kalonin në zonë.

Sipas Fox News, forcat amerikane kanë arritur të interceptojnë dhe rrëzojnë dy dronë sulmues iranianë, ndërsa një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se objektiv mund të kenë qenë anijet tregtare në këtë korridor të rëndësishëm detar.

Nga ana tjetër, mediat shtetërore iraniane raportuan për incidente pranë bregdetit të qytetit Sirik, duke pretenduar se një tanker është detyruar të ndalojë pas paralajmërimeve të Gardës Revolucionare.

Pavarësisht deklaratave për përfundim të konfliktit, situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit vazhdon të jetë nën vëzhgim të shtuar për shkak të zhvillimeve të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT