Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeTemperaturat “përvëluese” në vend, IKSHPK tregon si të mbroheni nga nxehtësia

Temperaturat “përvëluese” në vend, IKSHPK tregon si të mbroheni nga nxehtësia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa rekomandime për qytetarët, me qëllim mbrojtjen nga temperaturat e larta dhe ekspozimi ndaj rrezatimit ultraviolet (UV).

IKSHPK këshillon qytetarët që të shmangin qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat dhe niveli i rrezatimit UV janë më të larta.

Po ashtu, rekomandohet përdorimi i kapelave, syzeve të diellit dhe kremrave mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është konsumimi i mjaftueshëm i ujit, si dhe shmangia e qëndrimit pa ushqim për periudha të gjata.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë këto rekomandime për të reduktuar rrezikun nga pasojat e ekspozimit ndaj temperaturave të larta dhe diellit të fortë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT