Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti flet për takimin e radhës me Abdixhikun për presidentin: Shpresojmë edhe...

Kurti flet për takimin e radhës me Abdixhikun për presidentin: Shpresojmë edhe për marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi i radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, do të zhvillohet sapo të dakordohen për datën dhe kohën e takimit.

Kurti ka shprehur shpresën se takimet mes tyre do të çojnë drejt një marrëveshjeje për një emër konsensual për presidentin e Kosovës.

“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, tha Kurti.

Në takimin e fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, të dy liderët konfirmuan se për herë të parë kanë diskutuar për emra konkretë për postin e presidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT