Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajme“Shpalleni të pafajshëm” – Prishtina zbulon banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve...

“Shpalleni të pafajshëm” – Prishtina zbulon banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Komuna e Prishtinës ka zbuluar një baner gjigant në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në banerin e vendosur në kryeqytet shkruhet: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpalleni të pafajshëm”.

Në të kanë vendosur firmat kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe nënkryetarja e kryeqytetit, Besianë Musmurati.

Musmurati ka bërë të ditur këtë nismë përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës: SHPALLENI TË PAFAJSHËM. Për ata që luftuan për lirinë tonë. Për drejtësinë që po e presim. Për kthimin e tyre në shtëpi. Prishtina kujton. Kosova po pret.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT