Tri shtylla elektrike në Gllarevë të Klinës janë në gjendje të rënduar dhe rrezikojnë shtëpitë përreth, ndërsa njërës prej tyre banorët i kanë vendosur edhe një përforcim për ta mbajtur në këmbë.
Banori Burim Morina thotë se shtyllat nuk janë ndërruar që nga vendosja e energjisë elektrike në fshat dhe se kabllot e rrymës i kanë penguar edhe në punimet në shtëpinë e tij.
Ai shprehet i shqetësuar për sigurinë e familjes, veçanërisht të fëmijëve, pasi shtyllat mund të rrëzohen në çdo moment.
Ndiqni kronikën:


