Moti nesër në Kosovë pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 30°C deri në 35°C, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, përcjell Sinjali.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë intensitet më të lartë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


