Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë një ahengu familjar në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.
Rasti është raportuar më 10 gusht, rreth orës 21:00, në Stacionin Policor në Ferizaj.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar një person të dyshuar, A.N., 33-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz dhe dy fishekë.
Me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të mos përdorin armë gjatë ahengjeve dhe festave familjare.


