Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr i madh në Sllatinë, flakët përfshijnë deponinë e gomave (VIDEO)

Zjarr i madh në Sllatinë, flakët përfshijnë deponinë e gomave (VIDEO)

Flakët kanë përfshirë një deponi për grumbullimin e gomave të vjetra në Sllatinë, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur që ka mbuluar zonën.

Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë tymin e madh që ka dalë nga deponia ku grumbullohen goma jashtë përdorimit, e cila ndodhet në afërsi të rrugës kryesore të kësaj zone.

Ndërsa komandati i zjarrfikësve të Lipjanit, Sadri Shamolli ka konfirmuar për Klankosova.tv se bëhet fjalë për pistën e garave të automjeteve në Vrell.

Po kemi te bëjmë me goma ne pistën e garave me automjete ne Vrell, lajmin e kemi pranua nga policia e Lipjanit në ora 13:35,  ndërsa tani janë të angazhuar njësitet nga Prishtina dhe Drenasi, ndërsa nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Shamolli.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Klankosova.tv se ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të intervenuar dhe për të lokalizuar zjarrin.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT