Në qytetin Oklahoma City është raportuar një incident i rëndë me armë zjarri gjatë një feste, ku të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur në një zonë pranë një liqeni, ku një grup të rinjsh ishin mbledhur për një festë. Policia ka pranuar disa thirrje emergjente për të shtëna të drejtuara ndaj turmës.
Përveç personave të dërguar në spital, dyshohet se disa të tjerë mund të jenë larguar nga vendngjarja dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore me mjete private.
Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur rrethanat e sulmit, ndërsa deri tani nuk janë identifikuar autorët apo motivet e mundshme të ngjarjes.
Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët, në mënyrë që të ndihmohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


