Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive| Zyrtarët policorë te zyrat e Autoritetit të Konkurrencës, intervistohet Shemsi Elezi...

Ekskluzive| Zyrtarët policorë te zyrat e Autoritetit të Konkurrencës, intervistohet Shemsi Elezi në polici

Zyrtarët policorë janë parë sot në zyrat e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, ndërsa dyshohet se Shemsi Elezi është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është duke u intervistuar.

Gazeta Sinjali ka mësuar se Elezi është duke u intervistuar nga Policia, por deri në publikimin e këtij raportimi nuk dihen arsyet e sakta që kanë çuar në shoqërimin e tij, apo nëse rasti lidhet me detyrën e tij në Autoritetin e Konkurrencës.

Ndërkohë, Elezi është i njohur edhe për një masë disiplinore të shqiptuar ndaj tij vitin e kaluar.

Në tetor të vitit 2025, Komisioni Disiplinor në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës kishte vendosur pezullim të përkohshëm prej 30 ditësh ndaj tij.

Në arsyetimin e vendimit thuhej se Komisioni kishte pranuar gjithsej pesë kërkesa nga drejtues të Autoritetit për fillimin e procedurës disiplinore ndaj tij, për shkak të dyshimeve për shkelje të rënda të etikës profesionale, dëmtim të reputacionit të institucionit, mospërmbushje të detyrave të punës, neglizhencë dhe mosrespektim të afateve të raportimit.

Gazeta Sinjali është në pritje të informacioneve zyrtare nga Policia për të sqaruar arsyen e intervenimit dhe intervistimit të Elezit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT