Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtëna masive pranë Universitetit të Indianës në SHBA, plagosen 9 persona

Të shtëna masive pranë Universitetit të Indianës në SHBA, plagosen 9 persona

Të paktën nëntë persona u plagosën pas të shtënave pranë Universitetit të Indianës në Bloomington në Shtetet e Bashkuara, sipas The New York Post.

Incidenti ndodhi rreth mesnatës së së dielës në Kirkwook Avenue, ku mijëra njerëz u mblodhën pas garës vjetore të biçikletave Little 500.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe gjeti “disa individë të plagosur” një bllok larg universitetit. Nëntë persona u dërguan në spital. Sipas dëshmitarëve, një sherr ndodhi midis dy grave para të shtënave dhe njëra prej tyre hapi zjarr.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT