Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeTë hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, në fokus projektligjet për marrëveshje ndërkombëtare

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, në fokus projektligjet për marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë gjatë seancës së radhës një sërë projektligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, si dhe formimin e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet publike.

Kjo mbledhje do të mbahet të hënën në orën 11:00, në të cilën do të diskutohet rendi i ditës për seancën e radhës.

Në rendin e ditës janë shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017”, si dhe Projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve të kredive me Bankën Evropiane për Investime dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që lidhen me projekte në fushën e energjisë diellore, efiçencës së energjisë në ndërtesa publike, rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë – Mitrovicë dhe impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë.

Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë formimin e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar dhe disa anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, duke përfshirë përfaqësimin e komunitetit shqiptar, serb dhe jo shumicë.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor,Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“,Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“,Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale,Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike,Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës,Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”,Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave,Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy (2) anëtarë jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave,Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT