Thursday, April 16, 2026
spot_img
HomeLajmeTakimi i Kurtit me ministrin grek, Rrahmani ironizon me temat që janë...

Takimi i Kurtit me ministrin grek, Rrahmani ironizon me temat që janë diskutuar (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për takimin e kryeministrit Albin Kurti, me ministrin e Punëve të Brendshme të Greqisë.

Rrahmani u shpreh me tone ironike për temat që mund të jenë diskutuar në këtë takim, duke iu referuar qëndrimeve dhe kauzave të mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po besoj që ka kërkuar që të hetohet çështja e gjenocidit çam që ka ndodhur në Greqi, çështja e asimilimit të shqiptarëve historikisht, çështja e pretendimeve territorale ndaj Shqipërisë dhe çështjen e shkollës politike verore të cilën tash e disa vite radhazi e kryen atje kryeministri Kurti”, tha ai.

Megjithatë, Rrahmani theksoi se takime të tilla janë të nevojshme dhe duhet të zhvillohen rregullisht, por shtoi se në to duhet të adresohen çështje historike që, sipas tij, nuk duhet të lihen në harresë.

“Për mua, takime të tilla do të duhej të ndodhnin edhe me ministra, edhe të shtetit të Greqisë, por duket të ngriten çështje që nuk mund dhe nuk duhet të harrohen asnjëherë në historinë tonë”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT