Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale me diell, vranësira dhe reshje të dobëta shiu në disa zona.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), e hëna do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 12°C në mëngjes dhe nga 22 deri në 26°C gjatë ditës.
Të martën, temperaturat do të pësojnë rënie. Minimalet pritet të jenë 6–10°C, ndërsa maksimalet 17–20°C, me diell, vranësira të shpërndara dhe mundësi për reshje të dobëta shiu.
E mërkura do të sjellë edhe më shumë freski, me temperatura minimale prej 3–7°C dhe maksimale prej 15–19°C. Gjatë ditës priten intervale me diell e vranësira, ndërsa në disa vende mund të ketë reshje të dobëta.
Të enjten, moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të zbresin në 2–6°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 18–22°C.
Java do të mbyllet të premten me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vende-vende mund të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 24°C.
IHMK bën të ditur se kushtet biometeorologjike gjatë javës do të jenë përgjithësisht të përshtatshme. Megjithatë, e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të kenë mëngjese më të ftohta, që mund të ndikojnë te personat më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.
Gjatë ditës, kushtet pritet të jenë kryesisht të këndshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


