Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri viziton Thaçin & Co. në Hagë: I thashë më 16 shtator...

Tahiri viziton Thaçin & Co. në Hagë: I thashë më 16 shtator kthehemi bashkë në Prishtinë

Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se të martën ka vizituar në qendrën e paraburgimit në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij.

Ai u shpreh i bindur në pafajësinë e tyre, duke u shprehur i bindur se më 16 shtator, në ditën e verdiktit, ata do të kthehen në Prishtinë.

“Sot, kur u ndamë me Presidentin, nuk i thashë ‘mirupafshim’. I thashë: ‘Shihemi më 16 shtator. Kthehemi bashkë në Prishtinë’, shkroi Tahiri në Facebook.

Ai shtoi se kjo vizitë ishte ndryshe nga të tjerat që ua ka bërë atyre në këto gjashtë vitet sa ata po qëndrojnë në paraburgim.

“Për gjashtë vite, ata kanë qëndruar pas atyre mureve, larg familjeve dhe vendit të tyre, ndërsa ne, jashtë tyre, kemi vazhduar të besojmë se drejtësia dhe e vërteta do të triumfojnë”.

“Ata që sot mbahen atje janë njerëz që dhanë shumë për lirinë që ne e gëzojmë sot”.

“Tash na ndajnë edhe pak javë nga 16 shtatori, data kur pritet të marrë fund ky proces i gjatë, i stërzgjatur dhe i padrejtë”, deklaroi Abelard Tahiri. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT