Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin e automjeteve në pikat kufitare të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, pritjet për të dalë nga Kosova aktualisht variojnë nga 10 deri në 30 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë pritjet shkojnë deri në 10 minuta.
Pika kufitare me fluksin më të madh për dalje nga vendi mbetet Dheu i Bardhë, ku qytetarët po përballen me pritje deri në gjysmë ore.
Ndërkohë, në pikat kufitare Jarinjë dhe Muçibabë, pritjet për dalje janë deri në 10 minuta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


