Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeE dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën nga aksidenti i rëndë...

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën nga aksidenti i rëndë në Kliqinë, lamtumira e fundit i jepet nesër

Lamtumira e fundit për Brahim Delijajn, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Kliçinë, do t’i jepet nesër.

Familja Delija ka njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet të mërkurën, më 19 gusht 2026, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Zajm.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Kliçinë, ku, sipas informacioneve fillestare, janë përfshirë disa automjete.

Delijaj, nga Klina, kishte pësuar lëndime të rënda dhe, përkundër përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT