Thursday, June 4, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri: Përfshirja e Osmanit ka sjellë entuziazëm të madh edhe në mërgatë...

Tahiri: Përfshirja e Osmanit ka sjellë entuziazëm të madh edhe në mërgatë (VIDEO)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar se bashkimi i të djathtës dhe përfshirja e Vjosa Osmani në krye të listës së LDK-së kanë sjellë një frymë të re optimizmi te qytetarët.

Tahiri në “Edicionin Special” në Klan Kosova deklaroi se kjo situatë ka ndikuar në rikthimin e besimit të elektoratit tradicional ndaj LDK-së, duke rritur mbështetjen për partinë në prag të zgjedhjeve.

“Bashkimi i të djathtës dhe fakti që presidentja Osmani po i prin listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ngjallur një entuziazëm të madh tek qytetarët e Kosovës, tek votuesi i LDK-së, i cili po e rikthen çdo ditë e më shumë besimin te Lidhja Demokratike e Kosovës”, deklaroi ai.

Kandidati i LDK-së për deputet theksoi gjithashtu edhe entuziazmin e mërgatës shqiptare, duke përmendur pjesëmarrjen e madhe në një tubim të organizuar në Zvicër, si dhe mesazhet e shumta mbështetëse që sipas tij, po marrin nga bashkatdhetarët gjatë procesit të votimit.

“Por, kemi parë një entuziazëm tepër të madh edhe te mërgata jonë, edhe në tubimin e jashtëzakonshëm që kishim në Zvicër edhe te mesazhet që po i marrim vazhdimisht gjatë kohës që mërgata ende po voton. Shohim një ringjallje të entuziazmit tek rugovistët e vërtetë”, u shpreh Tahiri. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT