Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeShowbizTahiri flet për politikat e Trumpit: Nëse preken kufijtë në Ballkan, bëhet...

Tahiri flet për politikat e Trumpit: Nëse preken kufijtë në Ballkan, bëhet mirë për shqiptarët

Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka komentuar një ide siç thotë të spekuluar të ndryshimit të kufijve në rastin e Ukrainës dhe Rusisë, bisedime të udhëhequra nga presidenti Donald Trump.

Mirëpo shprehet se po presidenti amerikan, e di shumë mirë që nëse ndodhë ndryshim kufijsh, lëvizje do të kishte në gjithë Ballkanin dhe kjo do sillte bashkimin e kombit shqiptar, transmeton klankosova.tv.

”Kanë nisur spekulimet rreth bisedimeve paqësore Ukrainë-Rusi të udhëhequra nga Trump”.

”Spekulime nga analistë pro-rus e pro- Serbi po afirmojnë idenë e ndryshimit të kufijve duke përfshirë edhe Ballkanin, pra mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Trumpi e din mirë se nuk ka ndryshim kufijsh vetëm në një pjesë të Ballkanit sepse ato do të ndryshohen në gjithë Ballkanin, me paqe apo me luftë – në këtë rast bëhet mirë për ne shqiptarët sepse bashkohet kombi shqiptar, i ndarë tragjikisht qe një shekull”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT