Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmePër 3 centë sërish shtrenjtohet nafta

Për 3 centë sërish shtrenjtohet nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.70 euro për litër që është 3 centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.48 euro për litër që po ashtu është 3 centë më shtrenjtë se dje, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. /Klankosova.tv 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT