Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeMurturi: Rritja e rasteve të dhunës është shqetësuese, po dështojnë filtrat parandalues...

Murturi: Rritja e rasteve të dhunës është shqetësuese, po dështojnë filtrat parandalues (VIDEO)

Avokati Kasem Murturi kafolur për për numrin e rasteve të dhunës, duke thënë se një pjesë e tyre nuk raportohen fare ose raportohen me vonesë tek institucionet përgjegjëse.

Sipas Murturit, kjo bën që shumë raste të mos institucionalizohen dhe të mos marrin vëmendjen e organeve të hetuesisë.

“Jo çdo rast në praktikë arrin me u institucionalizuar edhe me e marrë vëmendjen e organeve të hetuesisë, pasi që nuk lajmërohen ose lajmërohen me vonesë pasi që të ndodhë rasti”, tha  Murturi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ai vlerëson se mosraportimi i rasteve tregon dështim të mekanizmave parandalues.

“Kemi të bëjmë me raste që nuk paraqiten. Domethënë, po dështojnë filtrat parandalues. Nëse veç kemi të tillë, mandej vërejmë pak a shumë me statistika jemi aty-aty me numra, por që vitin e fundit, sipas disa të dhënave që i pamë, kemi një rritje të vogël që është gjithsesi shqetësuese, sepse trendi është dashur të jetë në rënie. Çfarë kemi edhe pse i vijmë deri këtu janë një sërë faktorësh. Këto i kemi pranuar edhe si kritika nga ndërkombëtarët përmes vlerësimeve që na kanë bërë, për shembull nga OSBE-ja e institute të ndryshme”, tha avokati.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT