Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeShowbizSuperliga sjell sot dy ndeshje interesante

Superliga sjell sot dy ndeshje interesante

Gjatë ditës së shtunë, Superliga e Kosovës në futboll do t’i dhurojë dy ndeshje interesante.

Me fillim nga ora 13:00, Drita pret Suharekën, në stadiumin e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.

Në tabelë Drita zë vendin e parë me 44 pikë, ndërsa Suhareka e gjashta me 26 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është ajo mes Llapit dhe Malishevës, përballje kjo që do nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në tabelë Malisheva radhitet e treta me 33 pikë ndërsa Llapi i nënti me 21 pikë.

Këto ndeshje janë të vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT