Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeSuperliga rikthehet këtë fundjavë me përballje të ‘nxehta’

Superliga rikthehet këtë fundjavë me përballje të ‘nxehta’

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, e cila sjell disa përballje interesante dhe derbin ndërmjet Llapit e Gjilanit.

Xhiroja e dytë do të nisë të premten, me duelin ndërmjet Malishevës dhe Drenicës. Malisheva e nisi sezonin me fitore, ndërsa Drenica barazoi ndaj Dukagjinit, duke bërë që kjo përballje të pritet me interes.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje. Dukagjini do të përballet me Feronikelin ’74, ndërsa Ballkani do të presë Vushtrrinë.

Xhiroja do të mbyllet të dielën me derbin Llapi – Gjilani, një nga përballjet më interesante të kësaj jave.

Ndërkohë, ndeshja Prishtina – Drita është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Dritës në garat evropiane.

Superliga e Kosovës – Xhiroja e dytë

Të premten:

Malisheva – Drenica

Të shtunën:

Dukagjini – Feronikeli ’74

Ballkani – Vushtrria

Të dielën:

Llapi – Gjilani

E shtunë:

Prishtina – Drita

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje janë planifikuar të nisin në orën 16:30.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT