Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmePolici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin...

Polici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin intensiv

Zyrtari policor i cili mori lëndime të rënda në krye të detyrës pas një aksidenti në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka tha për klankosova.tv se pacienti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, por tha se gjendja e tij është kritike.

“Pacienti po vazhdon me qëndru dhe të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv edhe më tutje. Për momentin gjendja është shumë e rëndë dhe kritike”, tha Uka për klankosova.tv.

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT