Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajme“Aksham pazari” në Evropë para eklipsit: Syzet mbrojtëse po shiten me shpejtësi

“Aksham pazari” në Evropë para eklipsit: Syzet mbrojtëse po shiten me shpejtësi

Eklipsi diellor që do të jetë i dukshëm të mërkurën, më 12 gusht, ka shkaktuar një kërkesë të madhe për syze speciale mbrojtëse në disa vende të Evropës.

Në Francë, farmacitë dhe dyqanet e specializuara po përballen me fluks të madh blerësish, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur edhe pa stok. Syzet e certifikuara, që kushtojnë rreth 1.50 deri në 4 euro, janë të domosdoshme për të parë eklipsin në mënyrë të sigurt.

Ekspertët paralajmërojnë se shikimi direkt i Diellit, edhe për disa sekonda, mund të shkaktojë djegie të retinës dhe dëmtime të pakthyeshme të shikimit.

Eklipsi do të mund të shihet nga pjesë të Evropës, përfshirë veriun e Spanjës, Islandën dhe Grenlandën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT