Dy adoleshentë janë dërguar në spital me lëndime të rënda, pasi një sulmues i armatosur me shpatë plagosi disa persona në një shkollë në Suedi.
Policia u thirr të premten në shkollën Brinell, në qytetin Fagersta, në veriperëndim të Stokholmit. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, njoftuan autoritetet.
Gazeta suedeze Aftonbladet raportoi se i dyshuari, i cili dyshohet se kishte një hanxhar me vete, është qëlluar në këmbë nga policia para se të arrestohej.
“Ne morëm një alarm në orën 14:06 për dhunë të dyshuar vdekjeprurëse dhe dërguam të gjitha burimet në dispozicion në shkollë”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.
Zëdhënësi tha se një person në vendngjarje u arrestua më vonë dhe se nuk kishte më rrezik për publikun.
Gazeta Expressen raportoi se i dyshuari është një ish-nxënës 18-vjeçar dhe se policia më pas ka kontrolluar banesën e tij.
Pas sulmit me shpatë, disa shkolla të tjera dhe ndërtesa publike në Fagersta u vendosën gjithashtu në izolim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


