Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeSulm me thikë në një shkollë në SHBA – pesë nxënës dhe...

Sulm me thikë në një shkollë në SHBA – pesë nxënës dhe një roje sigurie të plagosur

Një incident i rëndë është raportuar në shtetin amerikan të Uashingtonit, ku gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë të mesme.

Sipas autoriteteve, të plagosur janë pesë nxënës dhe një roje sigurie, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, një nxënës i shkollës, është ndaluar në vendngjarje dhe gjithashtu ka pësuar lëndime gjatë incidentit, ndërsa përballet me pesë akuza për sulm të shkallës së parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT