Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Kreshnik Kaçiu merr 74 pikë dhe propozohet për kryetar të...

LEX | Kreshnik Kaçiu merr 74 pikë dhe propozohet për kryetar të Gjykatës Administrative – vendos vota e anëtarëve të KGJK-së

Gjyqtari Kreshnik Kaçiu ka dalë kandidati më i vlerësuar në garën për kryetar të Gjykatës Administrative, duke marrë gjithsej 74 pikë nga Komisioni vlerësues.

Pas përfundimit të vlerësimit të bazuar në meritë, Komisioni ka vendosur që Kaçiun t’ia propozojë Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërim në krye të gjykatës së re.

Megjithatë, propozimi i Komisionit nuk nënkupton emërim automatik. Anëtarët e KGJK-së do ta shqyrtojnë propozimin dhe secili prej tyre mund të votojë pro ose kundër emërimit të Kaçiut. Vendimi përfundimtar merret nga Këshilli përmes votimit.

Në garë për këtë pozitë ishte edhe gjyqtarja Liridona Ajeti-Kajtazi. Ajo nuk e ka arritur pragun e kërkuar prej 70 pikësh dhe, për këtë arsye, Komisioni nuk e ka propozuar për emërim.

Vlerësimi i kandidatëve është bërë nga Komisioni i përbërë nga Afërdita Bytyqi, në cilësinë e kryetares, si dhe Bashkim Hyseni dhe Fahret Vellija, anëtarë. Ivana Milenkoviq ishte caktuar anëtare rezervë.

Procesi është zhvilluar në bazë të Ligjit për Gjykatën Administrative dhe Rregullores 12/2022, e cila përcakton procedurat për përzgjedhjen e kryetarëve dhe gjyqtarëve mbikëqyrës të gjykatave.

Tashmë, propozimi për emërimin e Kaçiut pritet të hidhet në votim para anëtarëve të KGJK-së, të cilëve u takon fjala përfundimtare nëse ai do të marrë drejtimin e Gjykatës Administrative.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT