Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeMessi pranë blerjes së klubit të dytë në Spanjë

Messi pranë blerjes së klubit të dytë në Spanjë

Lionel Messi është pranë blerjes së një tjetër klubi në Spanjë, pasi ka arritur një marrëveshje paraprake për të marrë drejtimin e Eldenses, klubit që aktualisht garon në divizionin e dytë spanjoll.

Sipas ESPN, marrëveshja ende duhet t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave të verifikimit dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Sportit të Spanjës (CSD).

Eldense është aktualisht në pronësi të grupit kolumbian të investimeve Grupo TH, i cili ka në pronësi edhe klube në Kolumbi dhe Zvicër. Nëse marrëveshja finalizohet, Eldense do të bëhet klubi i dytë në Spanjë në pronësi të Messit, shkruan Euronews.al.

39-vjeçari më herët gjatë këtij viti bleu klubin Cornellà, që militon në divizionin e pestë spanjoll. Megjithatë, Eldense do të ishte investimi i parë i Messit në një klub profesionist në Spanjë, pasi Cornellà konsiderohet klub gjysmë-profesionist.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT