Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeSulm e kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë dhe 51 fishekë

Sulm e kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë dhe 51 fishekë

Gjatë ditës së djeshme në Kaçanik janë hapur dy raste penale, “sulm” dhe “kanosje”, ndërsa një person është intervistuar dhe janë konfiskuar armë dhe municion.

Për veprën e sulmit dyshohet 26-vjeçari me inicialet E.B., ndërsa për “kanosje” i dyshuari është H.B.

Policia ka njoftuar se sot është intervistuar E.B. në lidhje me rastin e sulmit, ku ai ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe municion.

“Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë Reaguese dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ka konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa H.B. ndodhet jashtë vendit dhe është në kërkim nga policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT