Era që shkaktohet nga konsumimi i hudhrës mund të bëjë që shumë njerëz të heqin dorë nga ky ushqim. Megjithatë, disa ushqime mund të ndihmojnë në zbutjen ose pakësimin e kundërmimit.
Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje më të lartë të yndyrës ose proteinave mund të ndihmojë që hudhra të konsumohet pa shqetësimin për erën që mund të lërë pas.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Molecules”, kosi i thjeshtë mund të ndihmojë në neutralizimin e erës së hudhrës kur konsumohet menjëherë pas ngrënies.
Kosi përmban proteina dhe yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë në mbulimin e aromave dhe shijeve.
Në kuadër të studimit, kosi rezultoi 99 për qind efektiv në dearomatizimin e aromave pikante të përfshira në hulumtim.
Sipas studimit, meqë kosi, veçanërisht ai grek, ka përmbajtje më të lartë proteinash, ai mund të jetë më efektiv në maskimin e aromës së hudhrës. Megjithatë, autorët theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për ta mbështetur këtë pretendim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


