Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila ka filluar të festohet që nga viti 1993 për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ujit të pijshëm dhe menaxhimin e burimeve ujore.
Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2025, dy të tretat e popullsisë botërore do të përballen me mungesë uji të pijshëm, ndërsa rreth 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të sigurt dhe 2.5 miliardë nuk kanë kushte higjieno-sanitare të mjaftueshme.
Ndikimi i ndotjes, rritja e popullsisë dhe ndryshimet klimatike pritet të reduktojnë më tej burimet ujore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


