Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmeFitore bindëse e Shqipërisë, kuqezinjtë mposhtin 3-0 San Marinon

Fitore bindëse e Shqipërisë, kuqezinjtë mposhtin 3-0 San Marinon

Shqipëria ka shënuar fitore të pastër 3-0 ndaj San Marinos, në transfertë, në kuadër të Grupit C1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë e zhbllokuan takimin në minutën e 21-të. Anis Mehmeti shfrytëzoi asistimin e Rey Manajt dhe realizoi nga afërsia për ta kaluar Shqipërinë në epërsi.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Shqipëria dyfishoi avantazhin. Myrto Uzuni ishte ai që realizoi golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Rey Manaj shënoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë, duke vulosur fitoren 3-0 ndaj San Marinos.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Serravalles në San Marino.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Shqipërinë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas triumfit 2-0 ndaj Bjellorusisë në Tiranë.

Me këtë rezultat, Shqipëria kryeson Grupin C1 me gjashtë pikë të plota. Kuqezinjtë ndiqen nga Finlanda me katër pikë, ndërsa Bjellorusia ka një pikë dhe San Marino mbetet pa pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT