Sot bëhen 19 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në nder të tij, sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh përkujtimore, njofton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të Presidencës, homazhet do të nisin në orën 09:00 tek varri i presidentit Rugova në Velani, ku presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë do të bëjnë nderimet e tyre.
Në orën 11:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore, e pasuar nga hapja e një ekspozite fotografike kushtuar Rugovës, nga fotografi Hazir Reka.
Aktivitetet përmbyllen në orën 12:00 me promovimin e librit të ri të Fondacionit “Ibrahim Rugova,” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova prijësi intelektual,” ku do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


